Besimtarët myslimanë luten në 700
xhami të Republikës.
Dita e Xhuma ka qenë sot në çdo
xhami të Shqipërisë ditë solidariteti dhe lutjeje për të
prekurit nga
tërmeti. Besimtarët i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe janë lutur bashkërisht për njerëzit që kanë humbur jetën, të afërmit e tyre dhe për të gjithë të
prekurit.
Pas lutjeve, është organizuar thirrje sensibilizuese për të kontribuar në vlera
monetare.
Vlera
monetare që është mbledhur në çdo
xhami do të trajtohet bashkë me donacionet e tjera dhe shuma totale do të përdoret në bazë të nevojave për të
prekurit nga
tërmeti.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon çdo besimtar, mbi të gjitha për lutjet e tyre dhe gadishmerinë që kanë treguar duke kontribuar në vlera
monetare dhe materiale në xhamitë e vendit, rajonit dhe me gjerë.
Zoti jua shpërbleftë!
Shtuar më 29/11/2019,
ora 22:04