Zaptimi i pronave të ushtrisë, SPAK nis hetimet edhe për Porto Romanon: Si u gllabërua ish-depoja e minave

Zaptimi i pronave të ushtrisë është kthyer në një sport të preferuar të oligarkëve në Shqipëri. Pak ditë më parë GJKKO sekuestroi portin ushtarak të Limionit në Sarandë pasi atyre kishte filluar ndërtimi i një porti turistik nga një kompani shqiptare, ndërsa SPAK mori në pyetje ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish-kreun e Shtabit të Përgjithshëm në kohën e dhënies së portit me kocension, Bardhyl Kollçaku.

Mirëpo, ndërkohë që GJKKO jepte vendimin për portin e Limionit, një tjetër pronë e ushtrisë po zaptohej. Bëhet fjalë për ish-depon e minave detare në Porto Romano, për të cilën emisioni KRONOS raportoi pak ditë më parë se po zaptohej nga kompania Kastrati.

Mësohet se pas transmetimit të emisionit SPAK ka nisur hetimet edhe për këtë pronë të ushtrisë duke shkuar në MCN TV për të sekuestruar pamjet filmike bruto të emisionit teksa ishte filmuar zaptimi i pronës së ushtrisë në Porto Romano.

Këto materiale mbi Porto Romanon, Struktura e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i marrë për llogari të hetimin numër 108 të vitit 2021, ku po hetohet mënyra se si  privatizua baza detare e Sarandës, i njohur si gjiri i Limionit.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar ka nën hetim procedimin penal nr. 108 të vitit 2021 për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sa më sipër organi procedues se në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore duhet të admnistrohet dhe të merret pranë televizionit “MCN TV”, kopjet e pamjeve filmike në cilësinë “bruto” të papërpunuara dhe pa filtra të prodhuara nga një pajisje DRON, të cilat janë transmetuar në Emisionin “KRONOS” në datën 24.02.2023 janë publikuar edhe në platfromën Youtube më titullin e videos “Kastrati merr ish depon e minave në Porto Romano pa asnjë dokument”, thuhet në dokumentin e SPAK.

Ministria e mMbrojtjes konfirmoi me anë të një kërkesë për informacion se prona më numër 219 e njohur si ish-depo e minave detare në Porto Romano është pronë e Flotës Detare.

“Prona nr.219 “Ish Depo Minave Detare” Porto Romano është pronë në administrim të Forcës Detare e cila gëzon dhe certifikatë pronësie për këtë pasuri.Kjo pronë është pjesë e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në administrim të Forcës Detare dhe në çdo rast që konstatohen se mbi këtë pasuri mund të kryhen cënime të çdo lloj natyre, nga persona të tretë, Forca Detare ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara për këtë qëllim”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Cënimin e pronës së ushtrisë e konfimroi edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili sqaroi se institucioni që ai drejton ka bërë detyrën duke bërë tre kallëzime në prokurorinë e Durrësit. Sipas tij një kompani kishte shprehur interes për të zgjeruar aktivitetin e saj por këtë duhet të bente sic e parashikon ligji. Ndrësa nuk sqaroi pse policia ushtarake nuk ka marrë ne mbrojtje këtë sipërfaqe toke sic beri me bazën e Shëngjinit kur u verifikua se ajo ishte cënuar.

SPAK me marrjen materialeve në fjalë ka zgjeruar hetimet për mënyrën si janë privatuzar disa  prona të ushtrisë dhe kryesisht ato të Forcës Detare. Sipërfaqe toke  të cilat ndodhen në pikat më të bukura të bregdetit shqiptarë dhe mjaf të lakmuara nga kompanitë private. Deri tani publike janë bërë hetimet bazën e Sarandës dhe ate të Shëngjinit dhe ish depo e minave në porto romano. Ndërsa burime nga prokuroria e posaçme sqarojnë se në verifikim janë të paktën edhe tre prona të tjera./AlbEu.com


Shtuar 7.04.2023 09:49