Tërmeti lëkund jugun e Shqipërisë, ku ishte epiqendra (FOTO LAJM)

Lëkundje tërmeti gjatë orëve të para të mëngjesit janë ndjerë në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë më magnitudë 2.2 dhe është ndjerë rreth orës 03:22 të mëngjesit 20 km në Juglindje të Vlorës, në Gjorm.

Tërmeti ka qenë në thellësi 9 km dhe është ndjerë dhe në fshatrat përreth.

Ndërkohë ditën e djeshme pati lëkundje tërmeti më të forta sërish në Jug po këtë radhë 4 km nga Lukova, në Piqeras, me magnitudë 3.2.
Shtuar më 06/04/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori