Tërmeti i nëntorit mori 51 jetë, eksperti zbulon kur mund të bie sërish në Shqipëri
Ditën e djeshme u shënua një vit nga tërmeti tragjik i cili i mori jetën 51 shqiptarëve dhe plagosi shumë të tjerë.

Por, a do të arrijnë shkencëtarët të parashikojnë tërmetet?

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi përgjigjet se parashikime të përafërta do të ketë.

Tërmetet nuk mund të parashikohen në datën apo orën e caktuar, por shkencëtarët kanë arritur të parashikojnë përafërsisht vitin kur do të bien tërmete.

Është fakt që shkencëtarët kanë parashikuar që njëherë në 40 vjet, Ballkani do të tronditet nga tërmete të forta, dhe po t’i referohesh historikut të tërmeteve, kjo dukuri ka ndodhur vërtete.

Ndaj kërkimet dhe studimet duhet të jenë të përbashkëta me shkencëtarët dhe sizmologët e Ballkanit, sepse ne nuk jemi fqinj vetëm mbi tokë, por edhe nën tokë” tha Gjinushi.
Shtuar më 27/11/2020, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori