Tërmeti i fuqishëm, Xhaçka optimiste: Dëmet janë shumë modeste
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një dalje publike për mediat tha se tërmeti 5.8 ballë ka qenë i papritur, por institucionet e shtetit kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari të prekur.

Ajo u shpreh se autoritetet janë akoma në këmbë dhe se banorët e prekur janë ndihmuar me psikologë dhe me çdo ndihmë tjetër që ata kanë pasur nevojë, ndërsa theksoi se po kryhet procesi i verifikimit për çdo ndërtesë dhe se në bazë të verifikimeve, autoritetet do marrin masat që duhen.

Autoritetet iu janë gjendur afër edhe fëmijëve dhe Ministria e Arsimit vendosi që nesër shkollat, kopshtet dhe çerdhet të jenë pushim”, pohoi Xhaçka.

Gjithashtu ministrja thekson se dëmet kanë qenë shumë më modeste sesa mund të kishim pritur nga një tërmet i atyre përmasave.

“Edhe pse parashikimi i tërmeteve është i pamundur, sizmologët janë unanimë lidhur me faktin që, trendi në zbritje i fuqisë së lëkundjeve është shenjë e një stabilizimi të situatës. E di që pas asaj që kanë përjetuar dje shumë qytetarë janë ende të frikësuar, por është shumë e rëndësishme që të gjithë së bashku t’i rikthehemi normalitetit.

Është një lajm vërtet pozitiv që sot, 24 orë pas ngjarjes sizmike kryesore, informacioni i plotë mbi situatën në terren, na konfirmon që, dëmet kanë qenë shumë më modeste sesa mund të kishim pritur nga një tërmet i atyre përmasave. Më kryesorja, nuk ka pasur asnjë rast lëndimi serioz të qytetarëve.”
Shtuar më 22/09/2019, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori