Tërmeti i 26 nëntorit, kapet pas 9 muajsh në kërkim ish-punonjësi i ALUIZNI-t
Ish punonjësi i ALUIZNI-t në Durrës, Skerdilajd Bello, 30 vjeç është arrestar nga policia lidhur me tërmetin e 26 nëntorit, pas 9 muajsh në kërkim.

Gjykata e Apelit të Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Bellon dhe disa të tjerë, të cilët konsiderohen si persona përgjegjës për ndërtesat e shembura në zonën e Durrësit. Ata janë Flamur Gjuzi, (ish-drejtor i ALUIZNIT), Artemis Malko, Artur Çela, Arben Qato, Dëshira Qato, Aldo Dakovelli, Skerdilajd Bello, Artur Terziu dhe Rasim Shehu.

Më herë, në dhjetor të vitit 2019 Gjykata e Durrësit dha masat e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj 8 ish-zyrtarëve të tjerë.
Shtuar më 27/08/2020, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori