Tërmeti e dëmtoi, shembet godina e gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë
Ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vazhdojnë të shemben.

Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Bashkia e Tiranës kanë nisur sot shembjen e godinës së Gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet e cila u dëmtua nga tërmeti.

Edhe pse së fundmi u kryen disa rikonstruksione të ndërtesës ajo është dëmtuar prej tërmetit ndaj edhe është vendosur shembja e saj.

Shembja e godinës është bërë me eskavator e makineri të rënda.


Shtuar më 24/04/2020, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori