Tërmetet lëkundin Shqipërinë! Ja sa kanë rënë që nga e shtuna deri sot
Pëlqej
Plot 42 lëkundje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më datën 11 gusht.

Sizmiologu Elgert Gjuzi thotë se lëkundjet sizmike janë ndjerë në zonat përreth Bulqizës, aty ku ishte dhe epiqendra e përmetit.

“Që nga data 11 gusht e në vazhdim janë regjistuar një sërë tërmetesh ku goditja kryesore ishte me magnitudë 5.1 rihter. Pasgoditjet më pas kanë qenë me magnituda nga 3.2 deri tek 1.7 shumë të ulëta”, u shpreh Gjuzi.

Edhe pse intensiteti i pasgoditjeve ka qenë shumë më i ulët sizmiologët nuk përjashtojnë rrezikun nga tërmetet e tjera pasi Shqipëria është një vend me veprimtari të zhvilluar sizmike.

Olgert Gjuzi: “Ky aktivitet ka ardhur drejt shuarjes dhe është një shenjë e mirë por gjithmonë nuk mund të thuhet se siguri se nuk do të ketë të tjerë.”

Tërmeti i 11 gushtit vjen pas atij të 4 korrikut me epiqendër në Hamallaj me magnitudë 5.1. Rezulton se zona më e rrezikuar është ajo e bregdetit adriatiko jonian ku përfshihet Vlora, Saranda.

Por është një brez shumë aktiv për rënien e tërmeteve dhe Elbasan, Dibër, Lushnje.

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes të ruajnë qetësinë, të dalin nga objektet dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.
Shtuar më 13/08/2018, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori