Termete te njepasnjeshme ne Maqedoni
Albeu.com
Seri tërmetesh me intensitet nga tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane mbrëmë dhe në mëngjes janë regjistruar në Maqedoni, në rajonin e Vallandovës.Në mëngjes në orën 8 e 33 minuta është regjistruar tërmet me intensitet prej tre ballë i cili është ndjerë në Vallandovë dhe Bogdanc. Më herët në ora 7 e 25 minuta dhe 6 e 48 minuta janë regjistruar edhe dy tërmete me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane të cilat janë ndjerë në Vallandovë.

Seria e tërmeteve ka filluar mbrëmë në orën 23 e 26 minuta kur është regjistruar tërmet me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Tërmeti është ndjerë në Vallandovë dhe Bogdanc.

Opservatori sizmik njoftoi se epiqendrat ndodhen rreth 130 kilometra nga Shkupi dhe rrjedhin nga krahina epiqendrore e Vallandovës. (ina/albeu)
Shtuar më 25/07/2009, ora 22:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori