TËRMET/ Tronditet Shqipëria qendrore
Pëlqej
Një tërmet ndodhi mëngjesin e sotëm në Shqipëri duke lëkundur lehtë qytetet e Cërrikut, Elbasanit, Belshit dhe Kuçovës.

Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik, tërmeti ndodhi në orën 7:36 dhe kishte si epiqendër zonën mes Cerrikut dhe Kuçovës, në Veri-Lindje të pllajës së Dumresë, shkruan Albeu.com.

"Isha duke fjetur dhe dëgjova një tronditje të fortë. Shtëpia ime është në kat të pestë"., - shkruan një qytetar nga Elbasani, ndërsa një tjetër thekson se ishte goditje që zgjati disa sekonda.

Për fat të mirë nuk raportohen dëme nga tërmeti. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori