Tërmet, tërmet..mos e rruaj k***! Rrjeti shpërthen ndaj përgjimeve të "Bild" (FOTO LAJM)

Nëse mendonit se postimet dhe memet tallëse për Vangjush Dakon ishin kulmi, kur të shihni ato që faqe të ndryshme në Instagram dhe Facebook kanë publikuar pas përgjimeve të BILD do të mbani barkun me dorë.

Të gjithë janë irrituar jo vetëm me blerjen e zgjedhjeve, por edhe me fjalorin rrugaçëror që përdorin ish-ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste teksa komunikojnë me bosë droge dhe krimi.

Në rrjet ka një revoltë gati kombëtare, pse përmendet fjalët k**, trap etj si këto nga Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia dhe Damian Gjiknuri. Në qendër të memeve ka qenë padyshim ish-ministri i Infrastrukturës me shprehjen e tij entuziaste “tërmet, tërmet e bëre ia q**e robët”.
Shtuar më 20/06/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori