Tërmet në Shqipëri, a rrezikohemi pas tragjedisë turke? Prof.Luljeta Bozo flet për AlbEu

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter ka tronditur Shqipërinë mesditën e sotme.

Sipas EMSC epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në zonën e Gjinarit, 23 km në lindje të Elbasanit. Tërmeti kishte një thellësi 10 km. Inxhinierja Luljeta Bozo në një komunikim me Albeu.com tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Bozo thotë se tërmete të vogla priten në periudha të afërta, sepse janë energji që grumbullohen dhe ka nevojë të çlirohet energjia.

Për sa i përket tërmeteve të mëdha, sizmologia tha se nuk parashikohet asgjë, sepse duhet një periudhë disa vjeçare që të grumbullohet energjia që të çlirohet.

Bozo: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, priten tërmete të vogla me magnitudë 3 apo 5 të shkallës Rihter, në periudha të afërta sepse janë energji që grumbullohen dhe kanë nevojë të çlirohen.
Përsa i përket pasgoditjeve me magnitudë më të madhe, Bozo tha se nuk ka gjasa të ndodhë në një periudhë të afërt. S ipas saj duhen më shumë se 20 vite që të grumbullohet energjia dhe të shpërthejë, siç ishte tërmeti i 2019 ku humbën jetën 51 persona.Për tërmete të mëdha nuk parashikohet asgjë, sepse duhet një periudhë disa vjeçare që të grumbullohet energjia që të çlirohet ./Albeu.com