Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë ditën e sotme në vendin tonë.

Një lëkundje e lehtë me magnitudë 3.5 ballë me epiqendër në detin Adriatik është shënuar ditën e sotme.

Kujtojmë së një ditë më parë në vendin tonë u ndjenë një sërë tërmetesh, ku tërmeti më i fuqishëm ishte 4 ballë dhe sipas sizmiologëve janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit 2019.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se epiqendra e tërmetit ka qenë në det pranë Gjirit të Lalëzit dhe ka pasur magnitudën 4. Ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5.

Shtuar më 09/10/2020, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori