Duket e çuditshme por një
tërmet me intensitet të mesëm ka shaktuar dhjetra të plagosur në Itali.
Tërmëti me forcë 4.8 të shkallës richter ka rënë në Catania, Italia, në orën 2:34 min dhe ka shkaktuar lëndimin e dhjetra personave nga
shembjet që pësuan
kryesisht godinat e vjetra. Disa qindra të tjerë e kaluan natën jashtë të trembur.
Tërmeti kishte si peiqendër qytetin
Santa Maria. Epiqendra e tërmetit ka qënë në thellësinë 9 km.
Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të Catania-s me plagë të shkaktuara
kryesisht nga
shembjet.
Mbrojtja civile është në terren dhe ka regjistruar vendet ku kanë ndodhur shembje, si në Biancavilla,
Santa Maria di Licodia e Adrano.
Tërmeti u ndie edhe në provinca të tjera, si Siracusa, Enna e Messina.
Shtuar më 06/10/2018,
ora 09:43