Mbyllen tregjet industriale në Durrës, si do të procedohet me të tjerat

Në vijim të masave të vecanta për parandaluar përhapjen e COVID-19, bashkia e Durrësit vendosi mbylljen e përkohshme të tregjeve industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar

Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00. Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve theksojmë se kjo masë merret për të ndaluar virusin dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ndërkohë po në këtë kontekst, në Kukës duke filluar nga data 13.03.2020 ora 06.00 deri në një urdhër të dytë do të ndalohet levizja e mjeteve të transportit publik autobus, furgon dhe mjete të tjera private në destinacinet nder-qytetase dhe me Njësitë Administrative.

Policia e Shtetit ka marrë detyrë për ndalimin e levizjes së këtyre mjeteve ndërsa do të lejohen vetem mjetet e transportit mallrave.


Shtuar 12.03.2020 22:21