Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka caktuar një datë të re zgjedhjesh lokale pas takimit me liderët e partive politike gjatë paradites së sotme.

Përmes një konference për shtyp, Presidenti konfirmoi se data e re e zgjedhjeve lokale do të jetë 13 tetori.

Meta theksoi se vendimin e mori me qëllim stabilizimin e situatës politike në vend dhe shmangien e përplasjes civile.

PJESË NGA FJALIMI I METËS
"Dua ta nis këtë konferencë të veçantë shtypi duke iu njohur me dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore që është 13 tetori.

Arsyeja e pare është kjo.

Arsyeja e dytë, sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore’, tha Presidenti Ilir Meta.

‘Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.

Këto qenë dy arsyet kryesore.
Shtuar më 27/06/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori