Termet i forte godet Tiranen (UPDATE)
Albeu.com
00:18 - Lëkundje të forta tërmeti me fuqi 6 ballë (magnitudë 4.8 shkallë rihter) u ndjenë në Tiranë në orën 00:15. Epiqendra e tërmetit ka qënë 15 km në jug-lindje të Tiranës në fshatin Shëngjin të Elbasanit. Akoma nuk raportohet për dëme të mundshme.Sipas informacioneve të para tërmeti është ndjerë edhe në Durrës ndërsa kohëzgjatja ka qenë rreth 3 sekonda.

00:25 -Ndërkohë sapo ka arritur edhe informacioni nga Qendra Amerikane e Gjeologjisë sipas së cilës fuqia e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.8 ndërsa ka ndodhur në orën 12:15 minuta në thellësi 20.6 km. Sipas këtij burimi, epiqendra është 15 km në jug-lindje të Tiranës.
Shtuar më 10/07/2010, ora 00:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori