Avioni ngec mes telave të energjisë elektrike në SHBA, lëndohen rëndë piloti dhe pasagjeri (VIDEO)

Një aeroplan i vogël në SHBA është përplasur me një shtyllë tensioni në Maryland, duke u ndërprerë energjinë elektrike përafërsisht 117,000 klientëve, ndërsa shpëtuesit u përpoqën për të nxjerrë dy personat në bord, të cilët ishin bllokuar rreth 100 metra mbi tokë, thanë autoritetet.

Piloti, Patrick Merkle, 65 vjeç, nga Uashingtoni dhe pasagjeri, Jan williams, 66 vjeç, nga Luiziana, u shpëtuan pas mesnate me “lëndime të rënda”, tha shefi Scott Goldstein i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Montgomery County në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se ata ishin transportuar në një qendër lokale të traumës dhe se ekipet e zjarrfikësve do të punonin për të hequr avionin dhe për të rilidhur linjat e energjisë.

Autoritetet kishin qenë në kontakt me dy personat pasi avioni ishte varur në linjat e energjisë dhe shtyllë. Shefi Goldstein nuk deklaroi dëmtimet e sakta të dy personave, duke thënë vetëm se kishte pasur një “çështje hipotermie”, si dhe lëndime ortopedike dhe trauma nga përplasja./albeu.com