Pas triumfit në Champions, Alaba i rikthehet festimit epik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Reali i Madridit ka arritur të triumfojë në finalen e Champions, në ndeshjen përballë Liverpool.

Për mbrojtësin austriak të Realit të Madridit, David Alaba, fitorja në Champions ishte e treta në karrierën e tij, pas dy të mëparshmëve që kishte me Bajernin dhe asaj të mbrëmjes së kaluar më Realin përballë Liverpulit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

Gjatë festës së triumfit, ai së bashku me shokun e tij të repartit, Eder Militao, iu kthyen festimit të famshëm me karrige, gjë që mesa duket është kthyer në një traditë për austriakun.

Video është shpërndarë nga vetë Reali i Madridit në Instagram, teksa Militao shihet që vjen drejt Alabas me një karrige dhe të dy bashkë e ngrenë atë si një trofe, ku shkruan “Historai e dashurisë e sezonit”.

Kujtojmë se ky festim u bë viral kur Reali i Madridit arriti të triumfonte me përmbysje përballë PSG-së në fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni.