Vetëm një ditë më parë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, bëri të qartë "
listën e zezë" të ndërtuesve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit.
Por sot, Artan Lame ka tërhequr
listën me 328
subjekte për t'a rishikuar.
"Jemi përballur me ankesa dhe vërejtje nga
subjekte të cilat kanë pretendime rreth përfshirjes në listë", -thuhet në njoftim
Njoftim për subjektet ndërtues:
Të nderuar
ndërtues dhe qytetarë,
Siç jeni në dijeni, pas disa paralajmërimesh, dje ALUIZNI publikoi nismën e rradhës për të ndihmuar procesin e legalizimit të pallateve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit.
Lista paraprake e
subjekteve ndërtuese me probleme, përmante 328
subjekte.
Gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, Aluizni është përballur me dy efekte. Nga njëra anë me përgëzimin e një shumice qytetarësh për këtë masë që ndihmon në zgjidhjen e problemit të tyre dhe, nga ana tjetër, jemi përballur me ankesa dhe vëretjtje nga
subjekte të cilat kanë pretendime rreth përfshirjes në listë.
Lista paraprake e publikuar dje, rezulton të ketë disa pasaktësi për shkak të disa
subjekteve të cilave nuk ju ka mbërritur njoftimi ynë për të vijuar procedurat e legalizimit, të tjerë që në vite kanë ndërruar emrat e
subjekteve, të rasteve kur kanë bërë vetëdeklarimin pranë nesh banorët pa njoftuar subjektin
ndërtues, të
subjekteve të ndryshme por me emra të njëjtë apo të përafërt, të mungesës së adresave të sakta apo të ndryshimit të tyre, të komplikacioneve midis ndërtuesit – investitorit – subjektit etj,
subjekte nënkontraktues që kanë paraqitur emra të
subjekteve ndërtues, apo edhe për shkaqe subjektive të llojit që “s’janë paraqitur deri më sot se nuk i kanë marrë seriozisht thirrjet tona të deritanishme”.
Në këto kushte, ALUIZNI përpara se të përcjellë zyrtarisht
listën përfundimtare, po ndërmer një kërkim të detajuar në bashkëpunim me të gjitha ato
subjekte që po paraqesin vërejtjet e tyre.
Në fund të këtij procesi do të kemi një listë përfundimtare të kolauduar, në të cilën do jenë reflektuar të gjitha ankesat që do të rezultojnë të drejta, si edhe do të shtohen ato
subjekte që do të dalin të reja si problematike.
Bashkëlidhur do të listojmë edhe ato
subjekte që do të rezultojnë të pastra, duke e shoqëruar këtë me ndjesën tonë për shqetësimin e krijuar. Ftojmë të gjithë ato
subjekte që kanë vërejtje apo sugjerime, të paraqesin përfaqësues të tyre pranë drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018,
ora 16:43