Tërhiqen farmacistët, anulohet protesta pas reagimit të qeverisë
Farmacistët kanë anuluar protestën. Kjo lëvizje vjen pas pranimit nga qeveria për ribërjen e kontratës për rimbursimin e barnave.

Mësohet se bisedimet mes qeverisë dhe farmacistëve do të vijojnë ditën e nesërme, në orën 11:00.

Drejtuesit e Fondit të Sigurimit të detyrueshem të Kujdesit Shendetësor dhe përfaqësues të urdhrit të farmacisteve janë takuar sot në ambientet e FSDKSH, ku kanë diskutuar në lidhje me kontratat e reja mes Fondit dhe Farmacive për rimbursimin e barnave.

Të dyja palët janë dakordësuar që bisedimet do të vazhdojnë nesër në nivel teknik me grupe me të gjera perfaqësie, për të diskutuar çdo pretendim të farmacistëve dhe çdo pikë të kontratave të miratuara nga Fondi. /albeu.com/



Shtuar më 10/05/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori