Tërheqja në Kavajë, Shalsi: Mundësi reflektimi për PD
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për tërheqjen e kandidatit të Kavajës.

Shalsi u shpreh se tërheqja e kandidatit të Kavajës është një mundësi reflektimi që PD të hyjë në garë.

Zoti Shalsi Kavaja ka qenë një lojë Shahu?

Ne jemi thirrur për të qeverisur këtë vend, krejtësisht ndryshe nga ç’bën paraardhësit tanë, dhe që prej vitit 2013 jemi të vendosur të vijojmë me reformat.

Kemi nisur një pjesë, kemi vazhduar me një pjesë tjetër dhe jemi më shumë se të motivuar, të përgatitur për të vijuar rrugën e reformimit të Shqipërisë.

Askush, nuk do të mund ta ndal, vullnetin e Shqipërisë, për të pasur një vend më të mirë, një vend më të begatë, një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët. /albeu.com/



Shtuar më 06/05/2017, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori