Tërheqja e dokumenteve biometrike, ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin e rëndësishëm
Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm ku tregon të dhënat që nevojiten për tërheqjen e dokumenteve biometrike.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020”, behet me dije ne postimin ne rrjetet sociale.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.

Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.
Shtuar më 22/08/2020, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori