Terezia e Besit përballë miliona eurove që iu grabitën shqiptarëve përmes imazhit të tij (VIDEO)
Pëlqej
Përveç kontratave milionëshe nga shfrytëzimi i imazhit publik për qëllime reklamimi, të ardhurave të majme që vijnë nga klikimet në mediat online apo rrjetet sociale, fama ka edhe përgjegjësitë e veta.

Madje, janë pikërisht këto përgjegjësi që ua vështirësojnë jetën të famshmëve nëpër botë, por ndryshe ndodh këtu tek ne.

Këtu, vilet frytet e të parës dhe rrallë mendohet për përgjegjësinë ndaj komunitetit.

Bes Kallaku më në fund, pas pesë ditësh në lidhje me mashtrimin e kompanisë "Gulf", e cila përdori imazhin e tij për t'i rrjepur shqiptarët.

Ishte një reagim siç tha ai i detyruar, për të cilin Besi u ndje i bezdisur dhe me terezi të prishur.

"Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve qe lidhin figurën time kur njësoj si te gjithë te dëmtuarit edhe un jam pjese e këtij dëmtimi te imazhit tim moral dhe ekonomik. Me vjen keq për çdo kënd te dëmtuar dhe te mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe un do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt", shkruan Besi në Instagram duke shënjestruar mediat që përmenden faktin që ai kishte qenë imazhi i kompanisë "Gulf" dhe se shqiptarët ishin mashtruar pikërisht duke përdorur imazhin e tij, gjë për të cilën ai duhej të paktën të shprehte një keqardhje publike.

Besi e bëri atë, por nuk harroi të sulmonte "mediat keqdashëse", njëra prej të cilave ishte edhe Albeu.com.

Vlen të theksohet fakti se Besi ishte imazhi i kompanisë në fjalë nga dhjetori i vitit të shkuar.

Kjo është përiudha kur Gulf filloi të shiste naftën me cilësinë më të keqe të mundshme, siç ishte ajo e prodhuar nga ARMO, pronarët e së cilës të regjistruar gjithashtu në offshore si edhe Gulf, tani janë zhdukur. Ka dyshime të forta se janë të njëjtët.

Pra, Besi i bëri thirrje shqiptarëve që të blinin naftën e Gulf-it, pavarësisht se ajo ishte e një cilësie skandaloze dhe shkatërronte pompat e makinave ku futej.

Krahas kësaj, kompania jo rastësisht filloi një fushatë agresive marketingu gjatë muajve të fundit pasi siç duket kishte planifikuar që të largohej me milionat e eurove të mbledhura duke shfrytëzuar edhe imazhin e Bes Kallakut.

Bes Kallaku është shembulli i njeriut që vjen nga zeroja dhe me punë arrin diçka në jetë.

Është pikërisht ky fakt që e bën atë më shumë të pëlqyeshëm tek shumica e të rinjve shqiptarë sepse shohin veten tek ai, por fama nuk mund të jetë një mburojë për rastet kur imazhi i tij përdoret për të mashtruar mijëra njerëz. Në raste të tilla reagohet me përulje dhe jo duke shënjestruar mediat.

Reagimi i Bes Kallakut

Sqarim. Ju bej me dije se kisha rene dakord qe unë te isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohe prej 7 muajsh duke filluar nga muaji Dhjetor. Gjate këtyre ditëve e kam marre vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie.

Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve qe lidhin figurën time kur njësoj si te gjithë te dëmtuarit edhe un jam pjese e këtij dëmtimi te imazhit tim moral dhe ekonomik. Me vjen keq për çdo kënd te dëmtuar dhe te mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe un do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt.
Shtuar më 23/04/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori