Zaniolo drejt rikthimit në Serie A, cilat janë klubet që kërkojnë shërbimet e tij

E ardhmja e Nikolo Zaniolos është ende në pikëpyetje, me fantazistin italian që kërkon të rikthehet sërish në Serinë A pas gjysmë-sezoni me Gallatasarajin.

Ekspertët e basteve kanë zbuluar se cili është klubi favorit për të transferuar Zaniolon me anë të koeficientëve.

Në vend të parë qëndron Juventusi, me bardhezinjtë që kuotohen 2,75. Pas tyre vjen Milani që kuotohet 3,5 deri në 5, ndërsa vendin e tretë e mban Napoli me 7,5.

Sipas tyre një përqindje të vogël e mban edhe Fiorentina, por është thuajse e pamundur.

Tashmë pritet vetëm për zgjedhjen që do të bëjë Zaniolo në ditët e mbetura të merkatos.


Shtuar 7.08.2023 17:11