Tepelenë, maskat terrorizojnë pasagjerët
Një autobus i linjës Sarandë-Tiranë është grabitur natën e kaluar nga maskat të cilët edhe kanë terrorizuar pasagjeret. Mësohet se shoferi Sokol Berxhaj u ka mbledhur disa të holla pasagjerëve, rreth 300 mijë lekë të vjetra, dhe ua ka dhënë ato grabitësve, të cilët nuk kanë hyrë në asnjë moment në autobus.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, dy personat e armatosur i kanë bërë shenjë autobusit që të ndalej, duke qëlluar në ajër e më pas në drejtim të mjetit me kallashnikov, per pasojë një nga xhamat e autobusit është thyer dhe një nga pasagjeret ka mbetur i lenduar. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori