Tepelenë, gjendet i pajetë çobani 50-vjeçar
Gjendet i pajetë një person rreth 50 vjeç në fshatin Levan të Tepelenës. Sipas policisë, bëhet fjalë për një çoban, i cili ishte me origjinë nga Roskoveci i Fierit, por që prej disa ditësh punonte si bari në këtë zonë.

Duke u bazuar në konstatimet e para, policia bën të ditur se viktima ka shenja gjakutrup dhe në duar, por ende nuk mund të përcaktohet shkaku i vdekjes së tij.

Ndërkaq policia po punon për identifikimin e kufomës, si dhe të rrethanave dhe shkaqeve që mund të kenë çuar në vdekjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori