Tepelenë/ Atentati ndaj vëllezërve, njëri e rrëmbejnë e pastaj e vrasin
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak orë më parë në Tepelenë.

Një atentat është kryer ndaj vëllezërve me mbiemër Artan dhe Artur Bresho.

Mësohet se njëri nga vëllezërit Arturo Bresho ka ndërruar jetë ndërsa Artan Bresho, ndodhet në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja:

Autorët raportohet se kanë qenë të armatosur me kallashnikov dhe pasi kanë qëlluar Artan Breshon vëllain, Arturo e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë.

Trupin e tij e kanë hedhur në vendin ku punonte pranë një supermarketi ku punonte si roje në një firmë inertesh.

Viktima mësohet se është qëlluar me plumb në kokë. Ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 04/12/2019, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori