Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

inistria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.020 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime.

Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar katër viktima nga koronavirusi. Shkup (1), Tetovë (1), Ohër (1) dhe Strumicë (1), të moshës nga 64 deri në 83 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën prej 02.03.2022 deri më 21.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.507, numri i të shëruarve është 296.833, numri i të vdekurve është 9.240, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.434.


Shtuar 8.04.2022 17:07