Tentuan t’i grabisin paratë një personi, në pranga dy të rinj
Në kuadër të operacionit "Skafandra", specialistët e komisariatit e Policisë Nr. 6, ndaluan dy shtetas akuzuar për "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" e mbetur në tentativë. Në pranga ranë shtetasit Marian Gjonpalaj, 31 vjeç, dhe Albert Gjonpalaj, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Pasi më datë 7 prill të këtij viti në rrugën dytësore “Llazi Miho” pranë një banke të nivelit të dytë, kanë tentuar t’i vjedhin shtetasit E. A., një shumë monetare.

Pas një hetimi nga specialistët e Komisariatit Nr. 6 u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve. Sipas njoftimit zyrtar policore, materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentative parashikuar nga Neni 139, 25 dhe 22 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori