Tentuan të vrisnin biznesmenin Andon Dhima, arrestohen dy autorët
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor e koduar "Stuhia".

Janë identifikuar dhe kapur autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje, të cilët tentuan vrasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shtuar më 21/10/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori