Tentuan të vrasin Kullën, zbulohet lidhja e Çapjave me atentatorët
Policia ka vënë në pranga edhe 7 persona të tjerë në lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës të ndodhur në janar të 2018.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit blic i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Emrat e disa prej të ndaluarve janë Endri Copja, Alfred Sula, Bruno H dhe A.L.

Mësohet se të gjithë të arrestuarit kanë lidhje me fisin Çapja.

Po ashtu bëhet e ditur se motori me të cilin u krye shpërthimi u dërgua me makinë nga Elbasani drejt Shkodrës. /albeu.com/




Shtuar më 08/02/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori