Policia shoqëron 2 persona në Fier
Ditën e sotme ka filluar votimi që prej orës 07:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orën 19:00 të ditës së sotme.

Mësohet se në Fier dy persona kanë tentuar të pengojnë procesin e votimit në fshatin Topojë të njësisë administrative Dërmenas.

Si pasojë këta dy persona janë ndaluar dhe shoqëruar në polici.

Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, çdokush që do të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me drejtësinë.

Sipas kryetarit të PD në Fier Luan Bçit, qytetarëve të Fierit po i ushtrohet terror dhe presion për të votuar.
Shtuar më 30/06/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori