Tentuan të kalonin drogë në Greqi, dy durrsakët kapen me 22 kg hashash
Në kuadër të operacionit "Likojani" zhvilluar më datë 01.04.2019, ku Policia Kufitare goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 22 kg cannabis sattiva në Konispol të Sarandës, si dhe u arrestuan në flagrancë dy shtetas.

Njoftimi:

Ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve intensive për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, Specialisët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 28 vjeçarit R.K, me banim në Durrës, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj shtetasit R.K masën e sigurisë "Arrest në burg".

Vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.
Shtuar më 27/04/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori