Njëri tenton të kalojë kufirin me dokumente false, tjera rreh nënën, dy të arrestuar në Durrës

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar qe ka tentuar të kalojë kufirin në portin e  Durrësit me dokumente false dhe një 39-vjeçare që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin B. B., 36 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 39 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 12:11