Liverpool fiton derbi e qytetit me Everton dhe nuk i ndahet Man City për titull (VIDEO)

Liverpool nuk heq dorë nga titulli. Skuadra e Klopp fitoi 2-0  ndaj Everton me golat e Roberston e Origit në pjesën e dytë.

Fitore pa derdhur shumë djersë për të besuarit e Jurgen Klopp që kalojnë një tjetër pengesë por duhet të shpresojnë edhe në një tjetër hap fals të “citizens” për të shpresuar tek titulli kampion.

Pas 33 javësh, Liverpool mban vendin e 2 me 79 pikë, vetëm 1 pikë larg kreut që  mbahet nga Man City. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2022 19:38