Tenton të vjedhë një çantë, hajduti e pëson shumë keq tek "Rruga e Dibrës"
Një i ri është vënë në pranga në kohë reale, ndërsa tentativa e tij për të grabitur ka dështuar. Teksa ka tentuar qe ti marrë me forcë një shtetasi çanten, ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj grabitësit, duke iu kunderpergjigjur.

"Më datë 25.11.2016, u arrestua shtetasi Klodjan Elezi, 22 vjeç, banues në Tiranë”, thotë policia.

Ngjarja ka ndodhur në "Rrugën e Dibrës", ku i riu ka tentuar t’i marrë me dhunë çantën me sendet personale shtetasit A.B.

“Autori e ka goditur atë me grusht në fytyrë dhe trup, duke e dëmtuar lehtë në këmbë”, thotë më tej policia. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2016, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori