Një 31-vjeçar nga Durrësi ka
tentuar të djegë të gjallë ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet, kur Sokol
Halili ka shkuar në parukerinë ku punonte ish-
gruaja e tij dhe ka nisur ta dhunojë egërsisht, duke e goditur me grushte e shkelma.
Në një moment
gruaja ka mundur t’i telefonojë policisë, po ndërkohë aktet e dhunshme ndaj 32- vjeçares kanë vijuar më tej.
Halili e ka lyer atë dhe parukerinë e saj dhe ka
tentuar ti vërë flakën. Por fal ndërhyrjes në kohë të policisë,
gruaja ka mundur të shpëtojë, ndërsa burri i dhunshëm është arrestuar në kushtet e flagrancës. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012,
ora 15:58