Tenton t’i shpëtojë policisë, shqiptari qëllohet në kokë dhe përfundon në koma (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali ku një shqiptar në tentative për tu larguar nga policia e cila ishte në ndjekje të tij, ka përfunduar i lënduar në gjendje kome pasi policia ka qëlluar mbi të.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Monte San Giusto, Macerata, në Itali, teksa 30-vjeçari shqiptar është përpjekur t’i largohet dy policëve, pasi drejtojte një mjet të vjedhur.

Ende nuk është identifikuar, i riu shqiptar, të cilit sipas policisë italiane i është gjetur një certifikatë shqiptare, por asnjë dokument tjetër.

Duke qenë se nga goditja me plumb në kokë i riu është shpërfytyruar, bëhet i vështirë edhe krahasimi i tij me fotografinë në certifikatën e gjetur.

30-vjeçar tashmë ndodhet në spital, por sipas burimeve mjekësore nga spitali i Maceratas, ai është klinikisht i vdekur, dhe për këtë shkak nuk ka qenë e mundur që të ndërhyhet qofte edhe për të nxjerrë plumbin./albeu.com/

Shtuar më 25/02/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori