Tenton të vjedhë banesën, arrestohet 65 vjeçari në Kavajë
Një 65 vjeçar është vënë në pranga pak pasi tentoi të grabiste një banesë në Kavajë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin: XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të vjedhë banesën shtetases H. K.,banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Shtuar më 14/07/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori