Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Tenton të kalojë kufirin me drogë në trup, arrestohet 19-vjeçari
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 23 kg e 700 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Mësohet se në Memaliaj, u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.Z. 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç, pasi më datë 05.09.2017, në aksin rugor Kalivç-Krahës, shtetasi S.Z, me automjetin e tij “Fiat Punto”, pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, është larguar me shumë shpejtësi, ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Më pas ky shtetas ka braktisur automjetin në fshatin Krahës.
Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Ne Kakavije, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emarjus Rodha, 19 vjeç, banues ne fshatin Çermë, Lushnje, pasi më datë 05.09.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt shtetit grek.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, në trup iu gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Pesha totale e lëndës ishte 200 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori