Tenton të fusë heroinë në burgun e Sarandës, arrestohet polici
Një punonjës policie është vënë në pranga.

Ai akuzohet se ka tentuar të fuse heroinë në burgun e Sarandës.

Policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, polici Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si "Heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të Besmir Duka, 30 vjeç, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë - Punonjës Policie në IEVP Sarandë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë për akuzat e "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës". /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori