Tenton të vrasë të moshuarin pasi i tha “të dhj*fsha mustaqet
Një i moshuar ka tentuar të vrasë me thikë 81¬vjeçarin, pasi ky i fundit gjatë një debati të çastit mes tyre i ka sharë atij mustaqet.

Ngjarja me këtë motiv, në dukje komik, për pak përfundoi tragjikisht pasi 71¬vjeçari Dilaver Ibro tentoi të qëllojë me mjet prerës shtetasin me inicialet R.K.

Në njoftimin e dhënë nga Policia thuhet se “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dilaver Ibro, 71 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “Uznovë” në vendin e quajtur “Rruga e Liqenit”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta prerëse (nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës) shtetasin R.K., 81 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas marrjes në pyetje të të moshuarit të arrestuar, ai është shprehur se kishte tentuar ta qëllonte bashkëmoshatarin e tij pasi ai gjatë një debati të momentit i kishte thënë atij “të dhje… mustaqet”./Albeu.com/


Shtuar më 27/09/2016, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori