Tenton të vetëvaret në burg babai i 12-vjecarit që u mbyt në Kashar (FOTO LAJM)

Tentonvetëvaretburg me anë të një çarçafi në burg, Fatos Gurakuqi.

Kanë qënë gardianët ato që e kanë gjetur me çarçaf në dorë duke tentuar të kryejë aktin e rëndë.

Fatos Gurakuqi u bë i njohur për shkak se u fut në burg sepse u akuzua nga bashkëshortja dhe vajza se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

Por vetëm para pas javësh, djali i tij humbi jetën në liqenin e Kasharit ku po rrëshkiste në akull.

Gurakuqi është dënuar nga drejtësia shqiptare me 10 vite burg.

Sipas mjekëve të burgut që pas vdekjes së të birit dhe moslejimit të tij për të shkuar në varrim, gjendja e tij psikologjike ka qënë shumë e rënduar.

Mësohet se nuk është hera e parë që ai tenton të vetëvritet pasi ai ka paralajmëruar edhe më përpara që do të vrasë veten.

Mjekët kanë rekomanduar që ai të mos lihet vetëm dhe të këtë kontrolle të vazhdueshme. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori