Tenton të fsheh drogën në një mënyrë origjinale, por ja si e pëson shqiptari
Policia italiane në një makinë të vjetër “Hyundai Altos” të një shqiptari të pastrehë në Itali ka gjetur 300 gramë kokainë.

Stefan Dushku, 38 vjeç, me leje të përkohshme qëndrimi në vendin fqinj u ndalua bashkë me Maurizio Agostini, 51 vjeç, këshilltar i Ligës së Veriut në komunën Mattarello në Trento.

Në automjet shqiptari kishte fshehur 330 gramë kokainë me cilësi 80% të pastër, që në treg do të pakte një vlerë prej 60 mijë euro.

Për të larguar erën e drogës së fortë, ata kishin përdorur parfum, por kjo nuk mjaftoi që oficerët e policisë të zbulonin drogën në një çantë plastike.

Agostini dhe Dushku për këtë arsye u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në burg në Spini. Ndërkohë Liga e Veriut ka përjashtuar nga partia 51-vjeçarin italian.

Për parinë e ekstremit të djathtë në Itali ku është një dush i ftohtë pasi qëndrimet e tyre janë kundër emigrantëve./Albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori