Grabitja e Rinasit, Avokati i Talo Çelës: Nuk ka marrë pjesë, kam prova

Në seancën e kësaj të hënë ndaj Talo Çelës i akuzuar për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, avokati mbrojtës i tij, pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë për kryerjen e grabitjes.

Sipas avokatit një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri. Sipas mbrojtësit të Çelës, për  të vërtetuar këtë ai kishte dhe një rezonancë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitar të bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çala që dyshohet se dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klienti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes. Seanca u shty në datë 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këto kërkesa.