Tentojnë të grabisin plakun italian, por veprimi i tij i bën të pendohen keq
Pëlqej
Tre shqiptarë janë futur në shtëpinë e një të moshuari në Itali dhe kanë tëntuar që ta vjedhin atë. Por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve që kishin përgatitur të rinjtë shqiptarë.

Një pensionist 80-vjecar i cili jetonte vetëm në fshat, është zgjuar në fillim sepse kishte dëgjuar disa zhurma të papritura në banesën e tij.

Por menjëherë ai ka kuptuar se po grabitej dhe ka filluar të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë ndërsa ka ndezur dhe ditën e dhomës së gjumit.

“Janë hajdutët në shtëpi, ju lutem më ndihmoni”, ka qenë kjo thirrja e tij duke i kërkuar ndihmë karabinierëve, por kjo britme ka trembur tre kriminelët të cilët janë larguar.
Dy nga shqiptarët ishin nga 19-vjec, ndërsa tjetri 21-vjec, kanë vrapuar shpejt për te stacioni i trenit. Por ndërkohë që fqinjët e të moshuarit kanë shkuar në vendngjarje pasi kanë dëgjuar britmat e tij të dëshpëruara.

Ata e ndihmuan të moshuarin dhe karabinierët për të rënë në gjurmë të shqiptarëve të cilët u arrestuan. Karabinieri ka bërë të ditur se ata ishin pjesë e bandës së goditur vitin e kaluar me 26 gusht në Sesto Moriano, ku, pas një ndjekje me një përpjekje për të përplasur makinën e policisë, u arrestua Arnold Thuaj, 23-vjec, nga Shqipëria, por dy bashkëpunëtorët e tij ikën. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori