Tentoi të vriste një person, arrestohet 40 vjeçari
Wshtë kapur një person i cili akuzohet se tentoi të vriste me armë zjarri dikë në Lezhë.

Policia e Lezhës njoftoi sot se ka ndaluar shtetasin Daniel. R., i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Ai akuzohet per plagosjen ne Mabe, te shtetasit Odise Simoni. “Grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

NJOFTIMI

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.06.2020, në Mabë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi O. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, menjëherë ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes shtetasi D. R.

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 27/06/2020, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori