Këlliçi: Demokratët kanë dhënë para për tu futur në listat e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi I ftuar në “Kontrast” ka deklaruar se shumë demokratët janë futur në lista si kandidatë për deputetë duke dhënë para.

Deputeti tha se është e rëndësishme që të gjithë të dinë se në kohën kur ka bërë Lulzim Basha listat, shumë kanë paguar për vendet e tyre.

Ai shtoi me kjo gjë nuk do të ndodhë më kështu.

“Po, kanë investuar financiarisht, një pjesë e tyre, për të qenë pjesë e grupit parlamentar, për tu bërë pjesë e listës. Është e rëndësishme të thuhet kjo, një pjesë kanë investuar financiarisht për të qenë në listë. Dëgjojeni të vërtetën”, tha Këlliçi/albeu.com.