Tentoi të vjedhë zyrën qëndrore të UKT Tiranë, arrestohet 46-vjeçari
Pëlqej
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi tentoi të vjedh zyrën qendrore të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Përkatësisht, shtetasi Artur Faruku, ka tentuar të depërtojë në katin e dytë të ndërtesës së UKT-së, por është pikasur nga policia private, e më pas u bë i mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve që bën me dije policia e Tiranës, mësohet se Artur Farku u kap në pjesën anësore të ndërtesës së UKT-së.
Shtuar më 24/08/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori